Pas eksperiencës së saj në “Big Brother VIP Albania”, Semi Jaupaj mori një hov mjaft të madh në muzikë. Shumë shpejt ajo erdhi me projekte të njëpasnjëshme.

Tani ajo ka sjellë këngën e saj më të re të titulluar “Nah”, një titull të cilin ajo e mendoi të fundit pasi çdo gjë tjetër ishte gati në lidhje me projektin. Megjithatë aspak keq apo jo?

“Nah” është një këngë mjaft e këndshme dhe shumë ritmike, e cila të jep menjëherë një ‘vibe’ të mirë teksa e dëgjon. Gjithashtu dhe klipi vjen mjaft i thjeshtë që të bën edhe më shumë për vete.

Të gjithë ishim shumë kureshtarë lidhur me këtë këngë të re të Semit, që në çastin kur ajo filloi të na zbulonte pak nga pak nga teksti i këtij projekti në diçiturat e fotove të saj në Instagram. Dhe në fund ia vlejti pritja.

Teksa projekti i saj më i vjetër, “Mos u kthe” ia ka arritur që të renditet në vend të katërt për këtë javë, “Nah” megjithatë nuk pati dhe aq sukses me votimet si një hyrje e re. Kjo këngë është renditur në vend të 97-të për këtë javë.