Ditën e premte, dy artistë mjaft të dashur për publikun shqiptar, kanë publikuar punimet e tyre më të reja, të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku.

Po flasim për Elvana Gjatën dhe Yll Limani, të cilët krejt rastësisht prezantuan këngët e reja në të njëjtën ditë.

Ndërkohë që pritej që Elvana të publikonte një këngë, në fakt artistja ka publikuar në album, i cili në total mban 7 këngë. “Celu” mban titullin minialbumi i Gjatës, i cili vjen si një dritë dhe shpresë, për të jetuar jetën pas ditëve të vështira që kaluam për shkak të pandemisë.

Nga ana tjetër, Yll Limani na ka sjellë një muzikë ritmike, duke u përgatitur kështu për ditët e bukura të verës, ku kjo muzikë është më e dëgjuara. “A ki me rrejt” titullohet kënga më e re e artistit, për të cilën ka bashkëpunuar më Rrzon dhe Pllum sa i përket muzikës ndërsa për tekstin është kujdesur si gjithmonë vetë Ylli.

Por cilat këngë mendoni se do të renditen më mirë në klasifikimin e javës që vjen?

Mos harroni të sugjeroni këngën tuaj të preferuar këtu.