Pavarërisht nëse disa artistë karakterizohen vetëm nga një rrymë e caktuar, ka shumë të tjerë që preferojnë të eksperimentojnë në disa rryma. Kjo në fakt, është diçka pozitive sepse tërheq çdo lloj publiku të cilë kanë preferenca të ndryshme.

Shumë këngëtarë të tregut tonë muzikor, i kanë qëndruar besnik një stili, e teksa shumë të tjerë kanë dashur të sjellin edhe një frymë tjetër. Por nga baladat dhe këngët ritmike, cilën preferon më shumë publiku?

Ne kemi ngritur një sondazh në faqen tonë në Instagram, se cilës rrymë i shkon më shumë një artisti? Dhe për këtë zgjodhëm disa nga këngëtarët më në zë dhe më më të dashur. Ja se si ishin rezultatet…

Yll Limanit ka votat e publikut duket se i shkojnë më shumë baladat, të cilat kanë kryesuar me 76% të votave, në krahasim me ritmiket që mbajnë 24%. Nga ana tjetër Ronela Hajati preferohet më shumë me ritmike, me 71% të votave. E kundërta ndodh me Santa Karavellën, që 84% e publikut do që ta shohë më tepër me balada.

Po nga baladat anon edhe Alban Skënderaj me 79% të votave në krahasim me 21% të ritmikeve. Po ashtu edhe Luiz Ejlli duket se preferohet më shumë kur publikon balada, me 84% të votave të publikut. Baladat duket se u shkojnë më shumë edhe Elvana Gjatës dhe Fifit, me përkatësisht 68% dhe 88%.