Klasifikimi i kësaj jave i “The Top List” nuk ka sjellë shumë ndryshime sa i përket renditjes apo projekteve të reja. Sa i përket këtyre të fundit, këtë javë kemi pasur vetëm dy hyrje të reja, “Zemër e helmuar” nga Xhensila dhe “Ndoshta ti je mirë” nga Sardi.

Renditja në Top 5, sërish i përket tre prej artistëve më të dashur të publikut. Siç mund ta kuptoni, po flasim për Luiz Ejllin, Yll Limanin dhe Alban Skënderaj. Ylli dhe Luizi kryesojnë me nga dy këngë në Top 5.

Froni i kësaj jave ka shkuar për Yll Limanin me këngën “Eja”. Vendi i dytë dhe i tretë ka shkuar për Luiz Ejllin me “Ninulla e vetmisë” dhe “Përjetësisht”.

Në vend të katërt renditet Alban Skënderaj me “Obsesion”. Sa i takon vendit të pestë, pozicionohet sërish Yll Limani me “Injoro”.

Ylli apo Luizi, kush do të triumfojë javën e ardhshme vallë? Apo ndoshta do të kemi surpriza të tjeta? Mbetet për t’u parë…