Një javë e re, por me shumë pak ndryshime në klasifikimin e “The Top List”. Top 5 thuajse nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar.

Fronin e vendit të parë e mban sërish Luiz Ejlli me kolonën zanore të filmit “Në kuadër të dashurisë”, që mban titullin “Pa ty”. Edhe vendi i dytë është i njëjtë si java e kaluar.

Fifi dhe Ermal Fejzullahu pozicionohen sërish në vend të dytë me bashkëpunimin e tyre “Trëndafil blu”. Një tjetër bashkëpunim zë vendin e tretë edhe për këtë javë.

Alban Skënderaj dhe Dafina Zeqiri mbajnë të njëjtin pozicion si javën e kaluar me “E para/I pari”. Vendi i katërt i rezervohet sërish një bashkëpunimi.

Sardi dhe Marsela Çibukaj po ashtu nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim nga java e kaluar dhe poziocionohen sërish në vend të katërt. I vetmi ndryshim i kësaj jave është vendi i pestë. Yll Limani me prurjen e tij më të re, “Për kon je zbukuru” është renditur menjëherë në Top 5.