Fifi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Labirint në Tru” në Top Albania Radio ku foli më shumë mbi koncertin e saj “Me laps e letër”, si dhe për fillimet e saj në muzikë…
Kur nisa të bëja muzikë fillimisht, e kam nisur për të treguar ndjesinë time. Kur kam shkruajtur vargjet e para, kam qenë në klasë të gjashtë kur shkruajta një poemë, kam qenë në orën e gjuhës shqipe. Kisha hapur librin e gramatikës, kur ajo po shpjegonte, dhe po shkruaja në faqen e fundit të librit. Vjen profesoresha shumë nervoze, sepse nuk isha e përqëndruar në klasë dhe ma mori librin. Shkoi tek tavolina e vet dhe më tha nuk e besoj dot që e ke bërë ti.
Si po e përjeton koncertin tënd të parë më 25 prill në Pallatin e Kongreseve?
Me shumë qetësi. Është diçka që e kam ëndërruar tërë jetën ta bëj dhe jo rastësisht kemi vendosur ta bëjmë në Pallatin e Kongreseve. Mendoj që aty u nis ajo gjëja ime e madhe, Fifi e baladave, me këngën “Zhurmë”. Jo rastësisht kemi vendosur datën 25 prill, sepse më 25 prill 2023 jeta ime ka marrë një kthesë tjetër, jeta ime është ndryshuar. Lindja e Theo Mal ka qenë gjëja më e magjishme që i ka ndodhur jetës sime. Për mua është dita që unë kam rilindur.