Një tjetër surprizë në klasifikimin e kësaj jave në “The Top List”. Për të tretën javë radhazi, renditja në Top 5 nuk ka ndryshuar aspak.

Ndërkohë që javën e kaluar nuk kishin asnjë hyrje të re, e gjithë vëmendja ishte tek pozicionimi i Top 5 projekteve në listën e 100 këngëve më të mira moderne shqiptare. Dhe ja ku jemi në javën e tretë që hasemi sërish me të njëjtat këngë që kanë rezultuar më të votuarat nga publiku. Ja se cilat janë…

1. Luiz Ejlli – Pa ty (kolona zanore e “Në kuadër të dashurisë”)

2. Fifi ft. Ermal Fejzullahu – Trëndafil blu

3. Alban Skënderaj ft. Dafina Zeqiri – E para/I pari

4. Sardi & Marsela Çibukaj – Deti

5. Yll Limani – Për kon je zbukuru