Në krahasim me javët që kemi lënë pas, kjo javë nuk solli shumë projekte të reja në listë. Por thënë kjo, vëmendja shkon tek renditja në Top 5.

Për të dytën javë radhazi, Ghetto Geasy dhe Luiz Ejlli janë në krye të klasifikimit të “The Top List” me bashkëpunimin e tyre “Ding Ding”. Projekti rezultoi mjaft i preferuar nga fansat dhe u pozicionua menjëherë në vend të parë që në javën e parë të publikimit, vend që e ruan edhe këtë javë.

Po ashtu vendi i dytë mbetet i pandryshuar sërish. Edhe këtë javë renditet Gran Error dhe Elvana Gjata me “Besame en Rio”. Vendi i tretë po ashtu për të dytën javë radhazi shkon për Luiz Ejllin me “Kce”.

Risia për këtë javë qëndron tek vendi i katërt dhe i pestë. Përkatësisht, Ledri Vula është rritur me 36 pozicione me “Paranormal” që ka 29 javë në klasifikim, ndërsa bashkëpunimi i Bardhit dhe Xhensilës, “Mashtruese” është ngritur me 8 vende më lart nga java e kaluar, me 23 javë në listë.