Një tjetër verë, një tjetër hit në krye! Mateo e mbyll sezonin e nxehtë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë vendin e parë në “The Top List”.

Vera mund të ketë mbaruar, por për Mateo-n suksesi sapo ka marrë një tjetër dimension. Kënga e tij, “Kur të jesh larg” ka arritur majën e “The Top List”, duke u kthyer në një prej hiteve që kanë shoqëruar publikun gjatë gjithë sezonit.

Me një tingull modern, energji të freskët dhe një refren që është bërë pjesë e playlist-ave të fansave, Mateo ka arritur të fitojë jo vetëm renditjen, por edhe vëmendjen e publikut. Ngjitja drejt vendit të parë është dëshmi e impaktit që kënga ka pasur gjatë javëve të fundit.

Dhe pikërisht kur vera po i thotë lamtumirë ditëve të saj të fundit, Mateo vendos firmën e tij në krye të listës. Një finale vere që tingëllon si një fillim i ri për artistin.

Nga hit i verës në numrin 1 të “The Top List”, Mateo e mbyll sezonin në majë. Tashmë pyetja është vetëm një, çfarë do të sjellë pas këtij suksesi?