“Vapa” po vjen dhe duket se këtë verë do ta dëgjojmë kudo. Kidda, Elvana Gjata dhe DJ Gimi-O kanë bashkuar forcat në një super bashkëpunim surprizë që ka ndezur menjëherë rrjetin dhe fansat e muzikës moderne.

“Vapa” sjell një kombinim modern mes ritmeve verore, beat-eve energjike dhe një vibe që të fut direkt në atmosferën e pushimeve. Kidda vjen me stilin e tij urban dhe melodik, Elvana shton vokalin e saj karakteristik plot energji, ndërsa DJ Gimi-O kujdeset për produksionin që duket i destinuar për playlist-at e verës.

Që në momentet e para të publikimit, projekti ka marrë reagime pozitive në rrjetet sociale, me shumë fansa që e kanë quajtur një nga hitet potenciale të sezonit. Kënga ka atë formulën që funksionon gjithmonë, refren i kapshëm, ritëm që të mbetet në mendje dhe një atmosferë “summer mood” që të bën ta vendosësh në repeat.

Bashkëpunimi mes tre artistëve ka surprizuar publikun, por njëkohësisht ka rezultuar një kombinim që duket shumë natyral muzikalisht. Me “Vapa”, Kidda, Elvana Gjata dhe DJ Gimi-O duket se kanë një objektiv të qartë, të dominojnë verën shqiptare me një hit që pritet të dëgjohet kudo.