Viti 2020 është cilësuar derimë tani si një vit jo shumë i mbarë për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur por duket se cdo gjë i përket të shkuarës tani.
Muzika është ajo që shëron cdo plagë dhe publiku i “Top Awards” vazhdon të mbështesë artistët e tyre të preferuar përmes votave në klasifikimin e “Top Awards”.
Por cilat kanë qënë këngët që kanë kryesuar klasifikimin e “The Top List” nga Janari e deri në muajin Maj?
Dy javët e para të muajit Janar, në vendin e parë ka qëndruar projekti i Butrint Imerit, “M’ke Rrejt”, një këngë që u prit mjaft mirë nga publiku. Butrint erdhi me një klip mjaft të vecantë frymëzuar nga seriali i suksesshëm “Casa De Papel”, ku figurantet në klip janë paraqitur me maskat e Salvador Dali.
Ishte pikërisht Yll Limani dhe projekti i tij muzikor, “Engjej”, kënga që mposhti Butrintit dhe që për dy javët në vazhdim qëndroi në krye të “The Top List”. Sikurse edhe me projektet e mëparëshme, artisti qëlloi në shenjë, duke prekur zemrat e fansave, të cilët nuk rreshtën së votuari.
Muaji shkurt solli publikimin e parë të Ledri Vulës nga albumi “10/10”. Ishte pikërisht kënga “Piano Rap”, e cila që në javën e parë të hyrjes në listë, u rendit në vendin e parë.
Eugent Bushpepa goditi në shenjë në javën e të dashuruarve, duke nxjerr në treg projektin e tij muzikor me titull, një dedikim i ëmbël për dashurinë. “Stay with Me Tonight” titullohej kënga, e cila për dy javë rresht kryesoi klasifikimin e “Top Awards”.
Fillimi i muajit Mars riktheu në vendin e parë, Alban Skënderaj me projektin e tij muzikor, “Ki mëshirë”. Edhe pse arriti të renditej e para që në javën e parë të hyrjes në listë, kjo këngë qëndroi në krye të listës, vetëm një javë.
Ishte pikërisht Besa me bashkëpunimin e saj me BledBeats, “C’est La Vie”, kënga që rrembeu menjëherë vendin e parë, të cilin e mbajti për dy javë rresht. Një këngë dedikuar dhunës, ishte piëkrisht tema që artistja kishte përzgjedhur për këtë prurje muzikore, e cila ende vazhdon të dëgjohet dhe votohet nga publiku i “Top Aëards”.
Muaji Mars e riktheu sërish Ledrin në vendin e parë dhe kësaj radhe me një tjetër këngë nga albumi i ri i artistit. Ishte pikërisht kënga “10/10”, e cila rrëmeu vendin e parë që në momentin që u bë pjesë e klasifikimit.
Stresi do të thyente një ndër rekordet e këtij viti si artisti që ka qëndruar më gjatë në vendin e parë. Kënga e tij “Loco” ka qënë një ndër këngët më të votuara dhe si pasojë për 8 javë rresht, suksesi ishte i Stresit, të cilit i duhej vetëm një javë që të thyente rekordin në historinë e “Top Awards”.
Ishte pikërisht Alban Ramosaj që mposhti një ndër projektet më të votuara me këngën e tij, “I Nat Ma Fal”. Një projekt për të cilin artisti ishte shprehur se kishte punuar fort dhe që më në fund mundi i tij u shpërblye, duke mbajtur vendin e për për dy javë rresht.
Jemi zyrtarisht në stinën e verës, se cili projekt do jetë hiti i kësaj vere, kjo pritet në javët në vijim pasi artistët ende nuk janë rikthyer fuqishëm me projeket e tyre të reja.