Këtë javë nuk kemi pasur shumë ndryshime nga java që shkoi, për sa i përket atyre këngëve që kanë qenë në “Top 5”. Nga njëra anë, shtë ngritur me 17 vende nga java e kaluar projekti i Dafina Zeqiri dhe Ylli Limani “Mos Shko”, si dhe “Magji” nga Kidda dhe Capital T, e cila është ngritur me 10 vende. Por nga ajo që vihet re, publiku vazhdon në votojë për të qenë në krye, tre projektet e verës, “Dale”, “E di” dhe “Nina”.

Për bashkëpunimin më të famshëm të momentit të Elvana Gjatës dhe Yll Limanit, “E di”, kjo është java e dytë që vendoset në vend të parë dhe e treta që ndodhet në “Top 5”. Duket se kjo këngë ka rrëmbyer zemrat e publikut që nga momenti i parë i publikimit të saj. Ky projekt mezi u prit nga fansat që vazhdojnë dhe e votojnë si të preferuarën e tyre.

Të njëjtën gjë mund të themi dhe për bashkëpunimin tjetër po aq të suksesshëm nga Butrint Imeri, Kida dhe Ledri Vula, “Dale”. Në ndryshim nga “E di”, ky projekt ka më shumë kohë në klasifikim dhe ka frymë më ritmike. Kjo shpjegon dhe pse është një nga të preferuarat e publikut për këtë sezon veror. Gjithashu, kjo zgjedhje e tre artistëve, nuk mund të qëllonte më shumë në shenjë se sa kaq.

Nga ana tjetër, “Nina” e sjellë nga Bruno, Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni, ka më shumë se dy projektet e tjera në klasifikim, plot 7 javë. Dhe duhet përmendur që në të 7-ta javët, kjo këngë nuk ka lëzivur nga “Top 5”. “Nina” vazhdon të pëlqehet njësoj si ditën e parë edhe pse është më ‘e vjetër’ si projekt i sjellë në treg, në ndryshim nga të lartpërmendurat.