Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it. Çifti ka sjellë disa bashkëpunime më parë, të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku. Nuk përfliten shumë në rrjete sociale, megjithatë nuk ngurrojnë asnjëherë ta urojnë njëri-tjetrin për raste të veçanta.

Para disa ditësh ata deklaruan se i kanë dhënë fund beqarisë dhe jo së fundmi por që në vitin 2019. Çifti, të cilët janë prej disa vitesh e kanë mbajtur të fshehtë, por e publikuan lajmin me anë të një fotoje të postuar në Instagram, ku Eni shfaqet me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa Genci me kostum të zi.

Dhe surpriza nuk mbaron me kaq. Çifti simpatik i këngëtarëve, kanë zbuluar gjithashtu se do të bëhen prindër për herë të parë përmes videoklipit të këngës së tyre të re të titulluar “Ama”. Çifti kanë publikuar bashkëpunimin e tyre, ku mes rreshtave Genci këndon:

Ne nuk jemi çift, ne jemi familje.

“Ama” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe është përqafuar goxha nga publiku. Ky projekt e ka renditur Enin dhe Gencin në vend të 86-të për këtë javë.