Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë bërë prindër të herë të parë gjatë vitit të kaluar në muajin tetor. Krahas çifti na zbuloi dhe emrin e engjëllit të vogël që erdhi në jetë dhe e kanë pagëzuar me emrin Adea.

Projekti i fundit i artistes ishte në bashkëpunim me partnerin e saj dhe 8 muaj pas, tanimë edhe si një mama, Eni ka paralajmëruar se ka gati këngën e saj më të re. Në një bisedë online me ndjekësit e saj kur është pyetur se kur do të sjellë një projekt të ri, bukuroshja është përgjigjur:

Projekti i ri është gati thjesht ka mbetur të vendosim datën e publikimit.