Rina dhe DJ A-Boom kanë bashkuar forcat për të sjellë një tjetër projekt muzikor që premton të kthehet shpejt në hit. “911” është kënga e re që vjen me një kombinim energjik dhe një atmosferë moderne, duke sjellë një tjetër surprizë për fansat.

Me ritme të forta dhe një produksion që të kap që në dëgjimin e parë, “911” synon të bëhet një nga këngët më të dëgjuara të momentit. Bashkëpunimi mes Rinës dhe DJ A-Boom sjell një miks interesant mes stilit karakteristik të artistes dhe tingullit dinamik të DJ A-Boom.

Rina vazhdon të ruajë identitetin e saj muzikor, ndërsa DJ A-Boom i jep projektit atë dozën e duhur të energjisë dhe atmosferës së club-it.

“911” vjen si një bashkëpunim që ka të gjitha elementet për t’u kthyer në një hit, beat modern, refren të kapshëm dhe shumë energji.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse “911” do të jetë kënga që do të pushtojë playlistat dhe rrjetet sociale gjatë ditëve në vijim.