Romeo Veshaj lindi më 1 shtator 1995. Karrierën e tij e filloi që nga mosha 17-vjecare në emisionin e humorit “Portokalli”. Më pas mori pjesë në “Al Pazar” në vitin 2014. Sukseset e tij u rritën ne 2015 ku iu bashkua edhe i vëllai, Donald Veshaj
Nofka e Romeos në “Al Pazar” ishte “Montana”. Romeo arriti shumë sukses dhe famë brenda këtyre viteve. Në 2019 Romeo bashkë me Donald Veshaj dhe prezantuesen Bora Zemani filluan emisionin e tyre “3shat”. Tani ai së bashku me të vëllain janë moderator të emisionit “Binjakët”.
Romeo Veshaj përveç se aktor është gjithashtu dhe këngëtar. Ai së bashku me vëllain e tij binjak, Donaldin janë dy personazhe shumë simpatik për publikun, të cilët kanë arritur shumë sukses. Në vitin 2017, dyshja publikon videoklipin “Ne Te Sms”. ë vitin 2021 Romeo dhe Donald publikojnë videoklipin “Margarita”. Teksti i këngës u shkrua nga Donald Veshaj, Getinjo, Romeo Veshaj dhe Alban Kondi, ndërsa orkestrimi u punua nga Alban Kondi dhe Fabian Basha. Romeo ka bashkëpunuar gjithashtu dhe me kompozitorin dhe këngëtarin Elgit Doda. Së bashku ata kanë sjellë këngën “Piloti”.