Që kur u paralajmërua që Romeo Veshaj, Donald Veshaj dhe Elgit Doda do të vinin me një bashkëpunim me artistin Claydee, kurioziteti ka qenë mjaft i madh. E në fakt nisur dhe vetëm nga titulli, ”Habibi Lele”, parashikohej të ishte një këngë ritmike, tipike për këtë sezon.

Elgit Doda duket se ka krijuar një miqësi shumë të ngushtë me Romeon dhe Donaldin. Djemtë shpesh i kemi parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, e po ashtu Elgiti ka bashkëpunuar shpesh me dy vëllezërit.

E tani repertorit të tyre i shtohet edhe një tjetër projekt. “Habibi Lele” është publikuar vetëm para pak ditësh dhe premton të jetë padyshim një hit vere.

Binjakët Veshaj, teksa secili prej tyre sollën këtë sezon veror duete, Romeo me Ledi Vulën, ndërsa Donaldi me Luiz Ejlli, ata tanë janë bërë bashkë edhe një herë tjetër. Surpriza e kësaj kënge ka qenë artisti tanimë i njohur ndërkombtarisht, Claydee.

Secili prej 4 artistëve ka bërë një interpretim të mrekullueshëm, me një klip veror të realizuar në ambiente po ashtu të tilla. ”Habibi Lele” i ka pozicionuar ata në vend të 100-të për këtë javë.