Këtë javë në klasifikimin e ri të “The Top List” kemi pasur 4 hyrje të reja, 4 projekte muzikore. E kjo do të thotë që 4 projekte më të vjetra janë larguar nga Top 100.

Tek këto të fundit, ka qenë dhe kënga që deri tani mbante ‘fronin’ si më e vjetra e listës. Edhe pse javët kanë kaluar njëra pas tjetrës, ky projekt arriti të rezistonte gjatë.

Po flasim pikërisht për bashkëpunimin mes Romeo Veshaj dhe Ermal Fejzullahu, “Më e mira”. Kjo këngë arriti që ishte pjesë e “The Top List” prej plot 69 javësh.

Pas largimit nga lista, tashmë janë këngë të tjera që konsiderohen si më të vjetrat në krahasim me të tjerat. “Me ty” e Luiz Ejllit është prej 35 javësh në klasifikim, ndërsa “Ta dije” e Armaldo Kllogjerit është prej 32 javësh në “The Top List”.