Ledri Vula dhe Romeo Veshaj bashkuan forcat dhe para pak javësh sollën projektin “E keni dit”. Kjo këngë tashmë është kthyer në hit dhe është bërë virale kudo.

Që kur dyshja paralajmëroi se do të vinin me një projekt së bashku, fansat ‘u çmendën’. Të gjithë ishin shumë kureshtarë se si do të ishte kjo këngë e dy artistëve kaq të dashur për publikun.

Një pjesë të rëndësishme të kësaj kënge e luan dhe Klementi. Zëri i tij shoqëron gati gjysmën e projektit dhe i jep një veçanti të madhe, kombinuar dhe me zërin e Romeos dhe Ledrit.

Refreni është bërë trend, duke shoqëruar qindra video nga fansa në Instagram dhe TikTok. “E keni dit” ka arritur që të rrëmbejë vendin e parë këtë javë.