Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Të shtunën, plot 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri. Po ashtu, mbrëmjen e djeshme, kanë hyrë dhe 6 banorë të tjerë.

Sigurisht që VIP-at i përkasin fushave të ndryshme të artit dhe televizionit, dhe nuk kishin si të mungonin këngëtarët. Ja cilët janë artistët e “The Top List” që kanë hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” – deri më tani…

Vesa Smolica

E lindur në Gjakovë, Kosovë, ajo është këngëtare e afirmuar në tregun muzikor shqiptar. Me shumë pjesëmarrje në festivalet e këngës, fillimet e saj lidhen me “Gjeniu i Vogël”, The Voice of Albania”. Ka marrë pjesë në “Top Fest” dhe “Kënga Magjike” dhe disa festivale kënge. Aktualisht moderon një program radiofonik në Prishtinë. Ajo shprehet se shtëpisë së BBVIP do i sjellë humor, por dhe gricje të vogla, pasi është një karakter i fortë.

Romeo Veshaj

Teksa në “Big Brother VIP 1” vëllai i tij Donald Veshaj arriti deri në finale por pa mundur të rrëmbejë çmimin e madh, këtë herë Romeo ka vendosur të luaj për të arritur deri në fund. Romeo është banori më i ri i “BBVIP” 3, në fakt duke i dalë kundër fjalës së tij, që dikur thoshte se kurrë nuk do hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Romeo Veshaj ka lindur në 1 shtator 1995, në Vlorë. Karrierën e filloi në moshën 16 vjeçare në “Portokalli”, Top Channel. U bë pjesë e “Al Pazar” në vitin 2014, ku krijoi edhe një marrëdhënie të ngushtë me Agron Llakajn të cilin e quan “babai artistik”. Në vitin 2019 Romeo bashkë me Donald Veshaj dhe moderatoren Bora Zemani filluan emisionin e tyre “3shat”. Aktualisht, moderon së bashku me Donaldin “Më lër të flas” në ekranin e Top Channel, program që nisi pas daljes së Donaldit nga shtëpia e BBV1. Pasioni i tij më i madh; muzika. Ka publikuar disa hite me këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare.

Arta Kabashi

Këngëtarja dhe tekstshkruesja, Arta Kabashi është banorja më e re në Big Brother VIP 3 që hyri dje në shtëpi. Arta, e veshtur me të bardha zgjodhi një hyrje plot emocion në oborrin e shtëpisë së BBV. E shoqëruar nga një prej balerinëve profesionistë të Top Channel, ajo i la të gjithë pa fjalë, ndërsa performanca po shikohej nga banorët. Ajo hyri në shtëpi ndërsa mbahej në krahë nga njëri prej banorëve, Elvisi.

Bardhi

Këngëtari i njohur i muzikës shqiptare, Bardhi, ishte banori i fundit që bëhet pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP 3” mbrëmjen e djeshme. Ai u prezantua duke kënduar një nga këngët e tij më të famshme, “Betohemi”, teksa banorët e pritën të gjithë së bashku në arenën e “Super Sport”. Bardhi kështu bëhet banori numër 24 i shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe është gati për këtë aventurë të re.