Nëse ju përmendim pak tani Romeo Veshaj, menjëherë do t’ju shkojë mendja tek “Big Brother VIP 3”, që është fenomeni i momentit, dhe ku Romeo është një ndër banorët më të komentuar. Megjithatë, pjesën e reality show-t do ta lëmë pak mënjëanë, të paktën për tani.

Vëmendjen duam ta çojmë pak tek muzika. Kjo pasi Romeo përveç se aktor e moderator, është po ashtu dhe këngëtar në Top Awards.

Ishte bashkëpunimi i tij me Elgit Dodën, “Piloti”, që e solli për herë të parë në mesin e artistëve të “The Top List”. Një këngë e krijuar gjatë “Big Brother VIP 1”, ku binjaku i tij Donaldi ishte banor.

Por përveç këtij bashkëpunimi, Romeo po ashtu ka sjellë duete dhe me disa naga artistët më në zë të momentit. Ja 5 prej tyre të cilat mund t’i veçojmë…

Romeo Veshaj x Ledri Vula – E keni dit

Elgit x Romeo – Piloti

Romeo ft Ermal Fejzullahu – Më e mira

Romeo x Diona Fona – Amante

Claydee x Elgit x Romeo x Donald – Habibi Lele