Ajo që nisi si një krijim brenda shtëpisë së “BBVIP” nga Romeo Veshaj dhe Ervin Gonxhi, e që më pas u vazhdua edhe nga Arta e Vesa, duke u kënduar edhe nga dy këngëtarët, tashmë është një këngë e bukur, një dedikim për nënën që së shpejti pritet të hidhet në treg. 

Në fakt, Ervini e zbuloi pas daljes nga reality show, për “Pardon My French”, në Top Albania Radio ekskluzivisht materialin e ri, duke bërë me dije se ka një strofë ku për herë të parë këndon ai vetë dhe më pas Romeo e dy vajzat, duke ndarë pak nga kënga për programin.

Ndërkohë sot, projekti muzikor është luajtur edhe në shtëpinë e “Big Brother”, duke surprizuar banorët që kanë punuar për të, por edhe të tjerët, teksa momenti kur ka nisur të luhet duket se ka emocionuar shumë Romeon që nuk i ka mbajtur dot lotët.

Kështu, pak nga kënga dhe sigurisht, edhe nga malli për nënën, ai është prekur dhe momentin e bukur e ka ndarë edhe me të tjerët, sidomos me Artën dhe Vesën që po ashtu këndojnë në këtë projekt.