Kjo këngë është kthyer tashmë në një hit dhe ka pushtuar çdo ambient. Po flasim për ”E keni dit” nga Romeo Veshaj, Ledri Vula dhe Klement.

Projekti i tyre është pozicionuar sërish në vend të parë të listës edhe për këtë javë, duke ruajtur kështu fronin. Duket se kjo këngë është kthyer tashmë në një nga më të preferuarat e publikut për këtë sezon veror.

Refreni është bërë trend, duke shoqëruar qindra video nga fansa në Instagram dhe TikTok. Që kur Ledri dhe Romeo paralajmëruan se do të vinin me një projekt së bashku, fansat ishin shumë kureshtarë.

Një pjesë të rëndësishme të kësaj kënge e luan dhe Klementi, kombinuar dhe me zërin e Romeos dhe Ledrit. A do të vazhdojë të mbetet “E keni dit” në vend të parë edhe për javën e ardhshme vallë?