Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri. Një prej tyre është dhe këngëtari, moderatori dhe aktori Romeo Veshaj.

Dihet se Romeo është një aktor humori, i cili dallohet për batutat dhe imitimet ndaj personazheve të tjerë. Mbrëmjen e djeshme Romeo ka marrë vëmendjen nga një imitim i Flori Mumajesit prej tij, duke kënduar këngën “Me sy mbyllur” i cili mori shumë vëmendje dhe videoja ka qarkulluar kudo në rrjet.

https://www.instagram.com/reel/C2GJcqhskLN/?utm_source=ig_web_copy_link