Prej kohësh Vesa Smolica ka paralajmëruar se do të nxirrte në treg projektin e saj më të ri muzikor, të cilin ajo e krijoi së bashku me Romeon, kur ishte pjesë e “Big Brother VIP 3”. Pak ditë më parë, nëpërmjet ‘Big Love’, Vesa i dërgoi një mesazh Romeos, ku i shkruante se së shpejti do të publikohet kënga e re:

“Më Prit” që krijuam në shtëpi, vjen së shpejti. Uroj të të pëlqej.

Dhe ashtu sikurse edhe kishte premtuar më herët, Vesa ka publikuar projektin “Më prit”, i cili ka rezultuar tepër i pëlqyer që në momentet e para të publikimit. Pak pas publikimit, Vëllai i Madh ka vendosur këngën e Vesës dhe Romeos, teksa banorët kanë qenë në pishinë.

Ndërkohë që një pjesë e mirë kanë aluduar se ishte Arta, Romeo e ka njohur menjëherë zërin dhe këngën që ai kishte krijuar me Vesën.

Vesa. Eshtë kënga që kemi bërë këtu.

“Më prit” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”, duke u renditur kështu në vend të dhjetë.