menu

Kush janë këngët që janë ngjitur me më shumë pozicione këtë javë?


Ora: 16:53 Datë: 27/09/2019

Kjo javë shënon plot 197 javë klasifikim të muzikës më të dëgjuar shqiptare, i cili është i përmbledhur në “The Top List”. Nga java në javë kemi hyrje të reja, ndryshime në pozicionime, ku disa humbin dhe disa arrijnë majën e klasifikimit por pavarësisht kësaj të jesh pjesë e 100 këngëve më të votuara të muziks së momentit, sërish është një arritje shumë e madhe.

Po cilat janë këngët që janë votuar më shumë këtë javë?

Vendin e parë si kënga më e votuar është prurja më e fundit muzikore e DAVID, “Sierra”, e cila ka arritur të ngjitet me plotë 99 pozicione, duke thyer kështu një rekord. Ndërkohë që javën e kaluar pozicionohej në vendin e 100-të, këtë javë fansat kanë bërë që kjo këngë të pozicionohet në krye të “The Top List”.

Një tjetër artiste që ka marrë mjaftueshëm vota këtë javë është Kida, e cila ka mundur të ngjitet me dy projekte muzikore këtë javë. “Mas”, e cila ka plot 63 javë në klasifikim, këtë javë është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, duke u ngjitur me 14 pozicione nga java e kaluar dhe duke u pozicionuar në vendin e 40-të. “Don’t Say No More” një nga këngët më jetëgjatë të klasifikimit të “Top Awards”, vazhdon ende të dëgjohet dhe votohet nga ana e publikut dhe këtë e tregon më së miri pozicionimi i saj këtë javë, duke u ngjitur me 15 pozicione nga java e kaluar.

Kjo javë shënon javën e tretë të Aurel Thëllimit në “The Top List” me projektin e tij më të fundit muzikor, “Shpirt Fukara“. Kjo këngë, për të cilën Aureli është shprehur tepër i kënaqur nga “feedback-u” që ka marrë, këtë javë ka mundur të ngjitet me 11 pozicione, duke u renditur në vendin e 54-t.

Loredana, e cila këtë javë është bërë pjesë e “The Top List” me një prurje të re muzikore, këtë javë fansat e kanë mbështetur gjithashtu edhe me “Labyrinth”, e cila ka plot 15 javë në listë. Votat e publikut kanë bërë që kjo këngë ngjitet me 12 pozicione nga java e kaluar. duke u pozicionuar në vendin e 79-të.

Artistja e fundit që i shtohet listës së këngëve që janë ngjitur me më shumë pozicione këtë javë është Samanta me këngën e saj më të fundit “Ku ma le”, e cila është ngjitur me 11 pozicione. Pavarësisht se Samata nuk ka qënë tepër aktive këtë vere, fansat vazhdojnë ende të mbështesin përmes votave këngëtaren e tyre të preferuar.