# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Bardhi

Bardhi Idrizi është këngëtar nga Kumanova, Maqedonisë së Veriut. Ai ka rreth 4 vite që ka nisur të merret me muzikë, duke prodhuar projekte profesionale.

Më datë 13 Tetor 2018, Bardhi publikon videoklipin “SMK”.

Më datë 16 Shkurt 2019, Bardhi publikon videoklipin “Galileo”.

Më datë 28 Prill 2019, Bardhi publikon videoklipin “Familia”.

Më datë 21 Maj 2019, Bardhi publikon Mixtapen e parë me 11 këngë që vendosi ta titullojë “21” për disa arsyje siç janë mosha e tij dhe se me publikimin e ketij mixtape i bëhen gjithsej 21 këngë të publikuara.

Më datë 19 Korrik 2020, Bardhi publikon videoklipin “Avash Avash”.

Më datë 22 Shtator 2020, Bardhi publikon videoklipin “Betohemi”. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Bardhi Idrizi.

NEWS

Nuk ka më ‘pushim’ për Bardhin, këngëtari paralajmëron projektin e ri!

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Bardhi, është mjaft i njohur për baladat e tij të bukura dhe tepër të veçanta. Së fundmi është përfolur kudo për pjesëmarrjen e tij në formatin më të ndjekur të ‘BBV3’. Për arsye familjare, ish-konkurrentit i duhej të ndërpriste garën dhe që prej asaj...

Si qëndron e vërteta midis marrëdhënies së Bardhit dhe menaxherit të tij?!

Siç është përfolur prej ditësh, bashkëpunimi i artistit nga Kumanova Bardhi me menaxherin e tij Jetmir Agaj është ndërprerë. Kjo pas përplasjeve publike në rrjete sociale mes tij dhe Sara Gjordenit, ku sipas kësaj të fundit, Agaj nuk ka qenë dakord për lidhjen e tyre dhe në Instagram kishte fshirë...

Pranvera me një lule s’vjen… Asgjë e re në krye të listës, sërish triumfon ‘Kanga e Drake’!

Një javë e re, por me shumë pak ndryshime në klasifikimin e “The Top List”. Top 5 thuajse nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar. Kreu i javës shkon sërish për Mc Kresha dhe Lyrical Son me “Shake it (Kanga e Drake)”, njësoj si javën e kaluar. Këto javët...

Me rastin e Ditës së Gruas, Bardhi dhe Romeo krijojnë një këngë brenda “BBV3”!

Bardhi dhe Romeo kanë krijuar këngën e radhës të këtij edicioni brenda shtëpisë. Gjatë lojës që banorët organizuan për Ditën e Gruas, Bardhi dhe Romeo vendosën të prezantojnë këngën e tyre të re, vargjet e të cilave flasin për fuqinë e gruas. Dielli edhe hana në sytë e saja Lotin...

Një Top 10 i larmishëm këtë javë…

Sa ndryshime, po aq dhe të njëjta projekte në vendet e para në klasifikimin e kësaj jave të “The Top List”. Por ajo që na intereson të gjithëve, është kënga e vendit të parë. Për këtë javë, Bardhi ka rrëmbyer fronin me “Tradhtare”, me një vend më lart nga java...

Bardhi jo vetëm që merr kreun, por ka dy këngë në Top 10!

Bardhi triumfon këtë javë në Top 100! Kënga e tij e re, “Tradhtare” ka arritur që të pozicionohet në vend të parë të listës. Bardhi me këngën e tij është rritur me një pozicion nga java e kaluar, duke përmbysur kështu nga froni Mc Kresha dhe Lyrical Son. Por ky...

Së shpejti një bashkëpunim mes Bardhit, Ermal Fejzullahut dhe Luizit?!

Mesa duket një projekt bombastik do të vijë së shpejti nga treshja Bardhi, Luiz dhe Ermal. Së fundmi, një postim është shpërndarë në Instagramin e Bardhit ku paralajmërohet një projekt i ri mes tij, Luiz Ejllit dhe Ermal Fejzullahut. Asnjëherë më parë treshja nuk ka bashkëpunuar me njëri-tjetrin, kështu që...

Bardhi në lidhje me Sarën brenda BBV, por dikujt i thotë “Tradhtare”…

Bardhi, një prej këngëtarëve më të njohur për publikun shqiptar, është një nga banorët e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”. Por, edhe pse është brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, projektet e tij muzikore nuk kanë të ndalur jashtë. Në ditën e të dashuruarve, në 14...

Meriton Mjekiqi nga "Big Brother VIP" në "The Top List"!

Në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” nuk kishin si të mungonin dhe këngëtarët. Një nga artistët që i është bashkuar së fundmi këtij formati është këngëtari i njohur Bardhi. Mesa duket surpriza është projekti që erdhi si bashkëpunim mes tij dhe një tjetër banori, moderatorit Meriton Mjekiqi. Dy banorët...

Ja artistët e “The Top List” që kanë hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”!

Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Të shtunën, plot 18 banorë u bënë pjesë...

Bardhi dhe Xhensila e kanë një hall, kush është “Mashtrus”?!

Edhe pse ka kaluar vetëm një muaj nga ardhja në jetë e djalit të saj, duket se Xhensila ka vazhduar të punojë me projektet e saj muzikore. Së fundmi ajo ka publikuar një bashkëpunim me Bardhin, i cili titullohet “Mashtruse”. Dyshja kanë sjell një këngë me plot ritëm dhe energji....

“Betohemi 2”?! Bardhi rikthehet tek ‘dashuria e tij e parë’!

Bardhi arriti kulmin e suksesit, duke u bërë i njohur për publikun shqiptar, falë projektit të tij muzikor, “Betohemi”. I publikuar rreth tre vite më parë, “Betohemi” është një projekt muzikor që u rendit në krye të klasifikimit të “Top Awards”, për tre javë rresht. Pas atij hiti, Bardhi ka...

Cilat ishin hyrjet e bujshme të nëntorit 2021 dhe çfarë presim nga ky nëntor…

Viti që shkoi na solli një ‘boom’ projektesh në Top Awards. Artistët më në zë u siguruan që të sillnin vetëm hite, qofshin bashkëpunime apo projekte solo. Dhe nëntori spikati me këngë të reja. Ja cilat ishin disa nga hyrjet më të bujshme të nëntorit që lamë pas… Capital T...

Majk dhe Bardhi me një lirikë 'dashnie' në vendin e 72-të!

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Pas një bashkëpunimi shumë të suksesshëm verës që shkoi, Majk ka bashkuar sërish forcat me Bardhin. “Përgjithmonë” mban titullin projekti i tyre më...

Bardhi ‘zhytet prap’ në Top Awards!

Artisti i njohur Bardhi ka qenë mjaft aktiv kohët e fundit duke publikuar disa projekte të reja muzikore. Projekti i tij më i fundit ka qenë një bashkëpunim mes Nora Istrefit dhe Shkurte Gashit. E para kësaj bashkëpunimi i tij me Majk rezultoi një sukses shumë i madh në rrjet....

Cilat janë projektet më të ngritura në pozicionim këtë javë?!

Këtë javë në klasifikimin e “The Top List” kemi pasur disa rritje në renditje të disa prej këngëve. Zbulojini ato më poshtë… “Day Dreaming” nga një artist ende i ri, Elon, ka surprizuar goxha duke u rritur me plot 75 vende nga java e kaluar. “Need You” nga Jonida Maliqi...

Ja cilët kanë qënë titujt më të përdorur në këngët e artistëve në 2021!

Kjo javë solli në vëmendje disa tituj këngësh që ne na u dukën pak si shumë familjarë. Dy nga hyrjet e reja këtë javë çuditërisht mbanin titullin “Qaj”. Një prej projekteve është kënga më e re e Nilsa Hysit, që ka sjellë një version më modern të këngës “Qaj Maro”....

Hyrja e vetme e re në Top 5 për këtë javë është…

Teksa kreu i klasifikimit të “The Top List” nuk ka ndryshuar as këtë javë, nuk ka pasur shumë ndryshime as për sa i përket renditjes në Top 5. I vetmi ndryshim është një hyrje e re në këtë grup. Bëhet fjalë pikërisht për “Copë copë”, bashkëpunimin mes Bardhit dhe Ledri...

Ja cilat janë Top 5 këngët me më shumë javë aktualisht në klasifikim!

Disa prej këngëve të klasifikimit të “The Top List” po i rezistojnë gjithnjë e më shumë kohës në listë. Për cilat këngë e kemi fjalën pikërisht me këtë? Zbulojini ato… Mono – Bojken Lako, Kastro Zizo, Alban Kondi Mesa duket kjo këngë sa vjen e po pëlqehet akoma e më...

Bardhi sjell tre këngë të reja në javë por vetëm njëra hyn në klasifikim!

Një javë e ngarkuar kjo për Bardhin. Artisti ka ardhur me plot tre këngë të reja të publikuara. Bëhet fjalë pikërisht për “Ajo po don”, “Copë copë” dhe “Trëndafil”, të treja pjesë e albumit të tij të fundit. E teksa shumë fansa duken se e kanë pritur mirë këtë lajm...