Në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” nuk kishin si të mungonin dhe këngëtarët. Një nga artistët që i është bashkuar së fundmi këtij formati është këngëtari i njohur Bardhi.

Mesa duket surpriza është projekti që erdhi si bashkëpunim mes tij dhe një tjetër banori, moderatorit Meriton Mjekiqi. Dy banorët e “BBV3”, Meriton Mjekiqi dhe Bardhi, kanë bashkuar forcat përpara se të futeshin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, për të sjellë këngën “Firmato”.

Meriton Mjekiqi ka lindur në Gjermani në 23 maj të vitit 1995. Prej moshës 9-17 vjeç është angazhuar me sporte të ndryshme si; Box, futboll. Ka nisur punën në moshen 17 vjeçare si gazetar dhe reporter terreni.

Meriton përfundoi studimet për Artet Mediale dhe Komunikim masiv e më pas masterin për Produksion dhe Regji filmi. Meritoni ia ka dedikuar jetën e tij punës dhe karrierës. Thotë se në Kosovë është më i suksesshmi në fushën e tij dhe ka nxjerrë në skenë shumë artistë që sot janë të mirënjohur.

Më datë 27 Korrik 2021, Escobars publikon videoklipin “Pap Pap”, në bashkëpunim me Meriton Mjekiqin. Më datë 9 Tetor 2021, Nush, Kennz, Grido, Il Ghost, Bardhi, Ari, Meriton & Matolale publikojnë videoklipin “Jackpot II”, në bashkëpunim me Meriton Mjekiqin. Më datë 13 Janar 2024, Meriton Mjekiqi & Bardhi publikojnë videoklipin “Firmato”. Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Meriton Mjekiqi & Bardhi Idrizi.