Edhe pse ka kaluar vetëm një muaj nga ardhja në jetë e djalit të saj, duket se Xhensila ka vazhduar të punojë me projektet e saj muzikore. Së fundmi ajo ka publikuar një bashkëpunim me Bardhin, i cili titullohet “Mashtruse”.

Dyshja kanë sjell një këngë me plot ritëm dhe energji. “Mashtruse” shënon rikthimin e Xhensilës në muzikë pas ardhjes në jetë të djalit të saj.

Ky projekt vjen si bashkëpunimi i parë i dyshes së njohur dhe ia arriti të qëllojë në shenjë. Besohet se edhe kjo këngë do të ketë suksesin e saj, pasi mori reagime të shumta pozitive nga publiku dhe fansat e dyshes.

Por kush ishte mashtruesi, Bardhi apo Xhensila vallë?! Bashkëpunimi i artistëve ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe renditet në vend të 80-të të listës.