Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Pas një bashkëpunimi shumë të suksesshëm verës që shkoi, Majk ka bashkuar sërish forcat me Bardhin.

“Përgjithmonë” mban titullin projekti i tyre më i ri që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Duket se dy artistët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të sjellë vetëm hite.

“Përgjithmonë” vjen me tone pak më të buta. Një këngë dashurie që di si të rrëmbejë zemrat dhe që jo më kot ka rezultuar mjaft e pëlqyer tek publiku që në çastet e para të publikimit.

Tek ky projekt shumë prej publikut mund të gjejnë veten. “Përgjithmonë” është një këngë tipike për kohën në të cilën jemi. Momentalisht ky projekt renditet në vend të 72-të.