Një javë e ngarkuar kjo për Bardhin. Artisti ka ardhur me plot tre këngë të reja të publikuara.

Bëhet fjalë pikërisht për “Ajo po don”, “Copë copë” dhe “Trëndafil”, të treja pjesë e albumit të tij të fundit. E teksa shumë fansa duken se e kanë pritur mirë këtë lajm nga Bardhi, jo të gjitha projektet e tij morën votat e duhura për t’iu bashkëngjitur klasifikimit të “The Top List”.

Vetëm një nga këngët e tij të reja arriti që të hynte në klasifikimin e javës. Bëhet fjala për bashkëpunimin e tij me Ledri Vulan, të titulluar “Copë copë”.

Duket se dyshja ka qëlluar në shenjë me këtë projekt të tyrin dhe rezultoi si më i preferuari i publikut. Artistët thyen çdo pritshmëri edhe pse askush nuk e priste një bashkëpunim të tyrin më parë. A do t’ja dalin ata që të rrisin suksesin e tyre në javët në vazhdim?

Aktualisht “Copë copë” renditet në vend të 39-të të klasifikimit të “The Top List”.