Bardhi triumfon këtë javë në Top 100! Kënga e tij e re, “Tradhtare” ka arritur që të pozicionohet në vend të parë të listës.

Bardhi me këngën e tij është rritur me një pozicion nga java e kaluar, duke përmbysur kështu nga froni Mc Kresha dhe Lyrical Son. Por ky nuk është i vetmi sukses i Bardhit për këtë javë.

Përveç se ia ka dalë që të rrëmbejë kreun, Bardhi renditet me dy këngë në Top 10. Jo vetëm “Tradhtare”, por dhe bashkëpunimi i tij me Xhensilën, “Mashtruese” pozicionohet po ashtu në Top 10.

Pra, po të mos e dinim se ai është momentalisht në një romancë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, do mendonim se Bardhi e ka me dikë me këto tituj. Por a do ta mbajë ai fronin edhe në klasifikimin e ri?