Bardhi, një prej këngëtarëve më të njohur për publikun shqiptar, është një nga banorët e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”. Por, edhe pse është brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, projektet e tij muzikore nuk kanë të ndalur jashtë.

Në ditën e të dashuruarve, në 14 Shkurt, Bardhi ka publikuar këngën e tij më re. Megjithatë, nëse po mendonit për një këngë romantike, nuk është tamam ky rasti…

Përkundrazi, Bardhi i thotë dikujt “Tradhtare” në projektin e tij të ri. Edhe pse një titull i tillë mund të na bënte të mendonim se e ka me dikë, aktualisht Bardhi po shijon një histori dashurie në sytë e publikut.

Ai ka krijuar një marrëdhënie me Sara Gjordenin, të cilët momentalisht janë kthyer në një prej çifteve më të komentuar për publikun. Rikujtojmë që ky është projekti i tij i dytë i publikuar gjatë kohës që ai është konkurrent në spektalkin më të ndjekur “BBV3”.

“Tradhtare” vjen pak pas bashkëpunimit me mikun e tij Meriton Mjekiqin, “Firmato”. Aktualisht kënga e re e Bardhit ka arritur që të pozicionohet menjëherë në vend të dytë të “The Top List”.