Këngëtari shumë i dashur për publikun, Bardhi, është mjaft i njohur për baladat e tij të bukura dhe tepër të veçanta. Së fundmi është përfolur kudo për pjesëmarrjen e tij në formatin më të ndjekur të ‘BBV3’.

Për arsye familjare, ish-konkurrentit i duhej të ndërpriste garën dhe që prej asaj kohe ai nuk është parë më askund, qoftë me projekte të reja muzikore, koncerte etj. Por pritjes duket se i erdhi fundi.

Së fundmi Bardhi ka ardhur me një surprizë për të gjithë fansat e muzikës së tij. Nëpërmjet një postimi në Instastory këngëtari ka njoftuar për një projekt të ri muzikor të tijin që do të vijë së shpejti.