Këtë javë në klasifikimin e “The Top List” kemi pasur disa rritje në renditje të disa prej këngëve. Zbulojini ato më poshtë…

“Day Dreaming” nga një artist ende i ri, Elon, ka surprizuar goxha duke u rritur me plot 75 vende nga java e kaluar.

“Need You” nga Jonida Maliqi dhe Obie Kellz është rritur me 47 vende dhe këtë javë renditet në vend të 48-të të klasifikimit.

https://www.youtube.com/watch?v=oJZoum6x1fg

“Trust Me” e reperit Don Xhon edhe pse ka 21 javë si pjesë e klasifikimit, mbetet ndër të preferuarat e dëgjuesve. Ky projekt është rritur me 32 vende.

“A je”, projekti i Bardhit, ashtu si çdo këngë tjetër e tij, di si të prekë publikun. Ky projekt është ngritur me 20 vende në pozicionim.

Një tjetër projekt, po ashtu me 20 vende më lart në pozicionim është Pamela me “Hearts Beart The Same”. Edhe pse një artiste ende e re, kënga e saj e parë po fiton goxha popullaritet tek publiku.

Rina me “Addiction” është rritur me 17 vende në listë. Mos kjo tregon se fansat e pëlqejnë më shumë këtë anë më të butë të reperes?

Një tjetër projekt që ka pësuar rritje në listë këtë javë, është dhe “Përjetësisht” nga Capital T. Një ripërpunim i këngës së Ritmit të Rrugës, “Përjetësisht” solli një ndjenjë nostalgjie tek dëgjuesit. Kjo këngë është rritur me 16 vende.