Ndoshta kemi hasur gjatë javëve të kaluara surpriza për sa i përket pozicionimit të këngëve në Top 5, por si këtë javë rrallë ndodh. Klasifikimi i Top 5 këtë herë ka ardhur me disa hyrje të reja.
E ndërsa vendi i parë nuk ka pasur asnjë ndryshim nga java e kaluar, ku Capital T dhe Elvana Gjata me “Flakë” kanë rrëmbyer fronin, vendi i dytë ka shkuar për “Pa hile”, nga Ergys Shahu dhe Jona, me plot 79 vende më lart në pozicionim nga java e kaluar. Në vend të tretë është renditur një hyrje e re për këtë javë. Është pikërisht bashkëpunimi i Anxhelinës dhe Florit “Anash & Doja”, dy projekte në një të vetëm.
Për sa i përket vendit të katërt, është përsëri një hyrje e re, Yll Limani me një nga këngët e albumit të tij të fundit, “Qaj”. Mesa duket kjo këngë ka rezultuar si më e pëlqyera e publikut që e ka pozicionuar më lart se projektet e tjera të këngëtarit. Për ta mbyllur Top 5 ashtu si duhet, është renditur Alban Ramosaj me “Shpirto”, një projekt që është prej 22 javësh si pjesë e klasifikimit dhe është rritur me plot 37 vende nga java e kaluar.