Donna Dafi sjell projektin “Goddess” dhe na rikujton që çdo grua është një perëndeshë. Në qendër të këngës “Goddess” qëndron një mesazh i qartë, të mos harrosh fuqinë që ke brenda vetes dhe të rikujtosh vlerën tënde edhe në momentet kur vetëbesimi lëkundet.

“Jam si dielli, lind pas errësirës / Ndonjëherë harroj se jam një perëndeshë”, këndon Donna, duke e shndërruar një nga vargjet kryesore të këngës në një mesazh për vetëbesimin dhe fuqinë e brendshme.

Me “Goddess”, Donna Dafi, sjell një nga shprehjet më të qarta të universit të saj artistik, sensual, reflektues dhe plot vetëbesim, por që lë hapësirë edhe për momentet kur besimi në vetvete lëkundet. 

Donna Dafi e shndërron fuqizimin në diçka më njerëzore, jo në një shfaqje të përhershme vetëbesimi, por në aktin e vetëdijshëm të rikujtimit të vlerës sate sa herë që jeta të bën ta harrosh atë.