“Pa hile” titullohet projekti më i ri i Ergys Shahut që ka sjellë në bashkëpunim me një artiste të re që hyn për herë të parë në Top Awards, Jona Zahaj. Kjo këngë i është bashkuar këtë javë listës së 100 këngëve më të mira shqiptare dhe deri tani publiku e ka pritur shumë mirë.

Duket se bashkëpunimet i rrinë më së miri Ergysit dhe i tillë rezultoi edhe “Pa hile”. Rikujtojmë se ai numëron shumë këngë në karrierën e tij muzikore dhe ka bashkëpunuar me artistë të ndryshëm si Anxhelo Koçin, Xhenna, Flor Bana, Kelly, Mishel Rapo etj.

Nga ana tjetër, Jona e ka nisur pasionin dhe karrierën e saj artistike që herët, kur ajo ishte ende 14 vjeçe. Jona nuk është një emër i panjohur në botën e muzikës. Ju mund ta mbani mend kur ajo ka marrë pjesë tek ‘talent show’ “The Voice of Albania” para 7 vitesh. Megjithatë, bashkëpunimi i saj me Ergys Shahun, “Pa hile” mbetet i preferuari i saj dhe që ajo e ka shumë përzemër.

“Pa hile” në fakt rezultoi dhe një ogur i mirë për këngëtaren dhe që bëri të njihej si artiste më gjerësisht duke hyrë në familjen e madhe të Top Awards. Ky projekt e ka renditur dyshen në vend të 94-të të klasifikimit të “The Top List”.