Edhe pse muaji shkurt është me më pak ditë krahasuar me muajt e tjerë, publikimet e reja muzikore kanë krijuar përshtypjen se ky muaj është i gjatë dhe kjo për shkak të punës së madhe që artistët janë duke bërë këtë periudhë. Gjatë dy javëve të para të muajit shkurt, 14 projekte të reja i janë shtuar klasifikimit të “Top Awards”, duke u pozicionuar mjaft mirë në listë.
Kjo javë ka sjellë 9 këngë të reja në total, përfshi këtu artistë të rinj por edhe të njohur.
Ashtu edhe sic kishte premtuar, Anxhelina ka publikuar projektin e radhës, të titulluar “No Drama”. Sugjerimet nga ana e publikut e kanë pozicionuar artisten menjëherë në “Top 10”.
Cricket dhe Yll Limani kanë sjellë dy projekte të reja muzikore, “Ndoshta” dhe “Pray”, të cilat janë pozicionuar përkatësisht në vendin e 5-të dhe 30-të.
Ndërkohë që javën e kaluar u fut me një këngë të re në listë, publiku e ka sjellë sërish në listë Feron dhe kësaj radhe me “Money”, bashkëpunimi me Morenën.
Stresi dhe Getinjo kanë bashkuar fuqitë për herë të parë për këngën “Sjam dorzu”, e cila falë sugjerimeve është futur menjëherë në klasifkimin e “Top Awards”.
Pas shumë kohësh mungesë, Semiautomatik është bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura, me “Kur jam i pit”, duke u pozicionuar në vendin e 74-t.
Bardhi vazhdon të na surprizojë me prurjet e tij muzikore dhe këtë javë, artisti i është shtuar klasifikimi me këngën “Do doja”, e cila është pozicionuar menjëherënnë vendin e 6-të.
“Top Awards” vazhdon të mbështesë fort artistët e rinj dhe për këtë javë Gili Daja, Erjon Zeqaj dhe Arti Grainca janë hyrjet e reja të listës.