Rilind Alimani ka realizuar bashkëpunimin me Elvana Gjata, “Po du”, një këngë që arriti një sukses të menjëhershëm te publiku. I ftuar në studion e “Wake Up”, artisti ka folur më shumë për këtë projekt por jo vetëm…
E kishe menduar ndonjëherë që do të bëje një këngë me Elvanën?
Elvanën e dëgjoj që kur kam qenë shumë i vogël, albumet e saj. Është një artiste që bën sfida me veten në shumë zhanre të ndryshme. Në 2018-2019 i kam shkruajtur dhe e kam pyetur nëse mund ta bëj cover këngën e saj. Normal ajo ka shumë mesazhe, nuk i ka dalë para mesazhi im që të ma kthejë. Pas disa vitesh unë takohem me Elvanën dhe i them që të kam dëgjuar prej kohësh por që do bëja këngë me ty, nuk e kam ditur kurrë. E kam falenderuar, e falenderoj edhe publikisht dhe uroj që të kemi dhe këngë të tjera.
Është e vështirë që t’i qasesh një artisteje të tillë? A është ajo shumë kërkuese?
Është shumë pozitive dhe e lë diçka që të punohet si ekip, jo çfarë thotë ajo. Është shumë shoqërore. Sa i përket qasjes se si kam arritur deri tek Elvana, janë dy, menaxheri im me Andin, menaxherin e Elvanës dhe mikun tonë të dashur Ledion Liços. Unë Ledionit i kam shkruar dhe i kam thënë që kam një demo, një këngë verore, po ta dërgoj, dëgjoje, dhe dua ta bëj me Elvanën. Kështu u arrit kjo këngë.
Çfarë do të arrish në të ardhmen?
Çdo këngë që e kam punuar, kam thënë që do ishte më mirë që fytyra ime kurrë të mos ndihej, por këngët e mia të dëgjohen. Edhe shpirtërisht je mirë, edhe financiarisht je mirë. Sepse do, s’do, kur je me famë, edhe ujin po ta pish shtrëmbër, do gjykohesh. Do doja të arrija që çdo këngë e imja të jetë këngë. Si e ke zemrën të vijnë punët.