Edhe pse java e kaluar ishte thuajse e qetë sa i përket ndryshimeve në klasifikim, kjo javë ka rezultuar krejtësisht ndryshe.

Nëse do të analizojmë “Top 5” krahasuar me një javë më parë, nuk ka asnjë këngë që ka mbajtur të njëjtin pozicion.

Vendi i parë është pushtuar nga dyshja e njohur, Morena dhe Stresi, të cilët kanë arritur të ngjiten me 97-të pozicione nga java e kaluar me bashkëpunimin e tyre, “Bad Girl”.

Ndërkohë që javën e kaluar pozicionohej i pari, Yll Limani ka humbur një pozicion me “Buzet e Kuqe”, duke zënë vendin e dytë për këtë javë.

Edhe pse u konsiderua si një ndër këngët më të dëgjuara nëpër radio dhe televizione, “Dy Zemra” e Butrint Imerit dhe Nora Istrefit ende nuk ka arritur vendin e parë. Kjo javë ka rezultuar mjaft e suksesshme gjithsesi, pasi kënga është ngjitur me 5 pozicione, duke zënë vendin e tretë.

Kida dhe Mozzik goditën në shenjë me projektin e tyre “PP“, një këngë që ende vazhdon të dëgjohet dhe votohet pafund nga publiku. Kjo javë e gjeti dyshen në vendin e 4-t, duke u ngjitur me dy pozicione nga java e kaluar.

Super sukses këtë javë ka korrur “Braziliane” e Capital T, e cila është ngjitur me 17 pozicione, duke zënë vendin e 5-të.