Dy vëllezërit Mozzik dhe Getinjo, kanë hyrë të dy këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Të dy ata me projektet e tyre. Mozzik ka publikuar këngën e tij “Shko” dhe Getinjo nga ana tjetër ka lançuar “Real”.

Të dy ata janë në njëfarë mënyre këtë javë do të jenë edhe ‘kundërshtarë’. Publiku do ta ketë më të vështirë se si do t’i ndajë votat për të gjetur një emër se cili do të jetë më lart në pozicionet e listës.

Mozzik ka guxuar me projektin e tij “Shko” dhe ka sjellë një anë paksa më ndryshe se herët e tjera. Ndërsa Getinjo vjen me “Real” pas një periudhe të gjatë në klasifikimin e “The Top List”.

Të dy projektet janë shumë interesante dhe artistët kanë sjellë diçka më ndryshe nga vetja. Gjithsesi për këtë javë, ka qenë Mozzik ai i cili ka kryesuar në lidhje me të vëllanë. “Shko” e ka pozicionuar atë në vend të 5-të të klasifikimit dhe Getinjo është renditur në vend të 79-të. Cili nga ata do të kryesojë në vijim?