Çuditërisht shumë pak ndryshime me të cilat hasemi këtë javë në klasifikimin e “The Top List”, e aq më tepër në pozicionimin e Top 5. Teksa kreu ka mbetur i njëjtë, ja me çfarë surprizash jemi përballur këtë javë…

“9” nga Yll Limani vazhdon që të qendrojë edhe për një javë në fronin e “The Top List”. Për të dytën javë rradhazi, Ylli është më i votuari nga publiku me projektin e tij më të fundit.

Vendi i dytë dhe vendi i tretë nuk kanë ndryshim nga java e kaluar. Është pikërisht Alban Skënderaj dhe Lyrical Son me “Ndalma”, si dhe Capital T me “Për ty”.

Vendi i katërt ka shkuar për “Picasso”. Një treshe që po thyen rrjetin, dhe këtu nuk e kemi fjalën vetëm për muzikën, por dhe lajmet më të fundit rreth tyre që nuk kalojnë lehtë pa u komentuar, janë Elgit Doda, Romeo dhe Donald Veshaj.

Më në fund ata kanë publikuar projektin e tyre që tashmë është kthyer në një hit nga fansat e tyre dhe jo vetëm. Nga ana tjetër në vend të pestë kemi një projekt të ri nga Killua, një prej artistëve më të talentuar dhe unik të ditëve të sotme dhe që gjithmonë di të bëjë diferencën, “Qytetin”.