“Lejla”, bashkëpunimi i Elvana Gjatës, Capital T dhe 2po2 vazhdon të mbajë rekordin si kënga më e vjetër në klasifikim. E publikuar tetorin e vitit 2016, ky projekt muzikor, ka qëlluar në shenjë që në momentin e parë të publikimit, duke kryesuar “The Top List” për 4 javë.
“Një këngë për të cilën kam rrezikuar edhe jetën”, kështu është shprehur këngëtarja në atë kohë për “Lejla” dhe duket se artistja ka dhënë shpirtin për këtë këngë dhe fansat nuk rreshtin së mbështeturi pafund këtë këngë, duke e votuar vazhdimisht nga java në javë, ku për këtë javë renditet në vendin e 42-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm.
Një artiste që nuk ndalet së prodhuari muzikë dhe fansat kanë ditur si ta vlerësojnë punën e këngëtares së tyre të preferuar. Bëhet fjalë për Kidën, fansat e së cilës, e kanë shndërruar një prej këngëve të saj si më të vjetrën në klasifikim. Eshtë “Anderr“, kënga që për 92 javë vazhdon të mbetet në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke ndjekur kështu rekordin për këngën më jetëgjatë në klasifikim.
Një tjetër këngë që po i afrohet rekordit të “Lejla” është bashkëpunimi i Alban Skënderaj dhe Dalool, “1000 Premtime”, e cila këtë javë mbush plot 89 javë në klasifikim. Ky bashkëpunim i dyshes me një tekst mjaft emocionues dhe domethënës, vazhdon të ketë vëmendjen e publikut shqiptar, i cili vazhdon ta votojë, duke bërë që kjo këngë të mos mposhtet nga prurjet e reja muzikore.
“U harrum”, një këngë e Ledri Vulës, e publikuar majin e vitit 2017-të, është një tjetër këngë, e cila është pjesë e grupit të këngëve më jetëgjata në klasifikim. Prej 82 javësh, ky projekt muzikor i Ledrit vazhdon të dëgjohet dhe votohet nga fansat e tij, duke mos lejuar që ajo të mbetet jashtë listës. Pavarësisht se artisti ka ardhu rme disa projekte të tjera muzikore, duket se publiku nuk heq dorë nga “U harrum”, një këngë mjaft ritmike.