Elinel rikthehet më “Spicy” se kurrë! Artisti ka sjellë projektin e tij më të ri që premton të sjellë plot atmosferë dhe një tjetër ngjyrim.
Ritmi, atmosfera dhe vibe-i i këngës krijojnë pikërisht atë kombinim që të bën ta dëgjosh edhe një herë… dhe pastaj edhe një tjetër.
Pak më shumë guxim, pak më shumë flirt dhe shumë më tepër temperaturë muzikore, “Spicy” duket se është krijuar për ato momente kur muzika duhet të flasë më shumë se fjalët.
Elinel sjell një tjetër kapitull në stilin e tij, duke i dhënë projektit një ngjyrim provokues dhe plot karakter. Dhe nëse titulli është një paralajmërim, atëherë bëhuni gati, kjo këngë nuk është aspak “mild”!
Me “Spicy”, Elinel duket se ka vendosur t’i shtojë pak spec skenës muzikore shqiptare. Tani mbetet publiku të vendosë nëse temperatura është mjaftueshëm e lartë.