Çuditërisht këtë javë nuk jemi hasur me shumë ndryshime në klasifikim, të paktën për sa i përket renditjes në Top 5. Më saktësisht ja se me cilat ndryshime kemi të bëjmë…

Kreu i kësaj jave mbetet përsëri i njëjti. Është dyshja e fuqishme, Capital T dhe Alban Skënderaj, të cilët me projektin e tyre “Një natë” po mbajnë fronin për të tretën javë radhazi.

Në vend të dytë renditet Ledri Vula me “Monaco”. Edhe ky është gjithashtu një projekt i ri që është pritur mjaft mirë nga puliku. “Monaco” është rritur me një pozicion nga java e kaluar.

Në vend të tretë kemi bashkëpunimin e suksesshëm mes Elgit Dodës dhe Xhensila Myrtezaj, “A e din”, që ka zbritur me 1 pozicion nga java e kaluar.

Në vend të katërt renditet një hyrje e re për këtë javë. Alban Skënderaj ka bashkuar forcat me AVAXUS për të sjellë “Lamtumirë”.

Top 5 për këtë javë e mbyll Elhaida Dani me “Amore”. Ky projekt e ka sjellë sërish në Top 5 Elhaidën, duke e rritur me 1 pozicion nga java e kaluar.