“Lamtumirë” mban titullin një nga hyrjet më të reja të kësaj jave në “The Top List” që erdhi si bashkëpunim mes Alban Skënderaj dhe AVAXUS. Por cili është ky i fundit?

Lorenc Aliaj apo siç njihet ndryshe si Avaxus është DJ, autor këngësh dhe producent i njohur. Ndër këngët që janë punuar nga Avaxus janë “Çika Çika” nga Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj, “Andiamo” nga Ardian Bujupi dhe Capital T, “Na jeno njo” nga Ardian Bujupi & Dalool, “Të du krejt” nga Dalool dhe Ardian Bujupi, “Prej se jena nda” nga Yll Limani, “Alea” nga Butrint Imeri, “Lea”, nga Alban Skenderaj dhe shumë të tjera.

Lorenc Aliaj njihet si një prej producentëve, punën e së cilit ia kanë besuar shumë artistë të njohur shqiptarë për këngët dhe ripunimet e tyre. Më datë 11 Qershor 2019, AVAXUS publikon videoklipin “Jarnana”. Bëhet fjalë për ripunimin e këngës së famshme popullore shqiptare, “Më jep një pikë ujë”. Këtij projekti të veçantë, i ka bashkëngjitur edhe një klip të thjeshtë që përkon me ritmet e këngës.

Së fundmi Alban Skënderaj publikon videoklipin “Lamtumirë”, në bashkëpunim me AVAXUS. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Alban Skënderaj. Videoklipi u prodhua nga Talelli Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga AVAXUS.