Këtë javë Luiz Ejlli ka arritur që të zaptojë Top 5 me projektet e tij. Patjetër një tjetër sukses i tij. Por në fakt Luizi nuk ka qenë i vetmi me këtë arritje.

Edhe artistë të tjerë ka ndodhur që të kenë më shumë se një këngë në renditjen e Top 5. Por cilët kanë qenë ata?

Këtu mund të përmendim Donald Veshaj me ”Hesht” dhe ”Nuk je”. Një tjetër artiste ka qenë Elvana Gjata që ka qenë pjesë e Top 5 me dy bashkëpunime, ”Clap Clap” dhe ”Gajde”. Le të mos harrojmë dhe Romeon me ”Amante” apo ”Më e mira”.

Një tjetër artist që ka korrur mjaft sukses ka qenë dhe Shpat Deda, me këngët e tij ”Terr” dhe ”T’huj”. Yll Limani dhe Alban Skënderaj gjithashtu nuk mbeten pas me përkatësisht “Ulu” dhe ”9”, si dhe ”Mbretër pa kurorë” e ”Festoj”.