Donald dhe Romeo Veshaj janë dy nga vëllezërit më të famshëm dhe më të komentuar të momentit. Krahas moderimit dhe aktrimit, ata janë të angazhuar edhe në muzikë.
Dy vëllezërit e shumëpërfolur, Romeo dhe Donald Veshaj e nisën karrierën e tyre si aktorë humori dhe ju prezantuan publikut si Montana dhe Montela. Ata kanë bërë së bashku disa këngë, por vitin e fundit me hyrjen e tyre në “The Top List”, patën akoma edhe më shumë sukses.
Këtë javë djemtë janë rikthyer shumë fuqishëm në listë duke u pozicionuar goxha lart në renditje. Donaldi ka aritur që të pozicionohet në vend të dytë me “Hesht” që është prej 30 javësh pjesë e klasifikimit dhe këtë javë është rritur me 16 pozicione.
Në vend të tretë pozicionohet “Më e mira”, bashkëpunimi i Romeos me Ermal Fejzullahun. Kjo këngë është rritur me plot 27 vende dhe është pjesë e “The Top List” prej 41 javësh.
Vendi i pestë shkon sërish për Romeon, këtë herë me bashkëpunimin e tij me Diona Fonën. “Amante” ka 17 javë që është pjesë e listës dhe është rritur me 19 pozicione nga java e kaluar.