Ashtu siç tanimë është mësuar nga të gjithë, sot është premiera e madhe e “5 herë JO”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit, do të shfaqet sot për herë të parë në Cineplexx TEG.

Mesa duket Donaldi paska pasur të tjera plane për mbrëmjen e sotme. Në premierën e filmit Donaldi sapo i ka propozuar për martesë Bora Zemanit dhe normalisht ajo tha “Po”. Një mbrëmje me shumë emocione duket kjo e sotmja për çiftin, por edhe për të gjithë.